Pse Opozita nuk i paraqet, që këtë vjeshtë, emrat për kandidatë për bashkitë?

Nga Lindita Kokoli-

Opozita futet në këto zgjedhje vendore, të cilat do të jenë prill ose maj 2023, pa asnjë favor. Nuk ka asnjë bashki, asnjë këshilltar ose më saktë asnjë autobus që të marrë pa lekë militantët për mitingjet.

Tashmë të gjithë e pranojnë se kjo ishte gafa më e madhe e PD ndër këto 31 vite.

Por Opozita, e cila po rritet, duhet të mos përdorë stilin e vjetër që kandidati kryetar bashkie dilte vetëm ditën e fundit që lejonte Kodi Zgjedhor.

Nuk mundet PS-ja dhe kjo mazhorancë duke luajtur me metoda të vjetra, që të fitojë. Emrat, ata që do vendosin për kryebashkiakë, duhet që të publikohen që këtë vjeshtë, pasi votuesit gjykojnë me qetësi për emrat, por edhe nëse ka pakënaqësi ka kohë të shuhen deri ditën e votimit.

Në fakt PS, ndonëse ka gjithë pushtetet ndër duar, e ka shpallur emrin sfidant ndaj Opozitës në Tiranë. Ai është Erion Veliaj, që rikandidon.

Edhe opozita duhet ta shpallë një orë e më parë, sepse nëse e lë për orën e fundit të Kodit Zgjedhor, kandidati/ja nuk do të ketë kohë as të shkojë, fjala vjen deri në Baldshuk apo Bërxullë.

Po edhe për elektoratin është vlerësim nëse ia jep më herët emrin e atij që opozita vendos për kandidim.

E kemi fjalën për të gjitha bashkitë.

Ndërsa ajo teoria se duhet ndryshim i reformës territoriale është shumë vonë, pasi PS e ka ndarë mendjen; nuk ndryshon asnjë metër nga bashkitë e sotme.

Ndaj opozita më mirë të merret me emrat dhe platformën se di do të paraqitet para votuesve sesa gjoja ndryshim të ndarjes territoriale.

SHKARKO APP