Pse sjellin familjarët ushqime? Manastirliu: Është një kanal komunikimi, pacientët trajtohen me dieta nga mjekët
E pyetur nga gazetarët nëse spitalet Covid ofrojnë ushqim tre vakte për të shtruarit, pasi familjarët shihen çdo ditë me qese nëpër duart, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se pacientët trajtohen me dieta nga mjekët, por ushqimet nga familjarët lejohen pasi është edhe një lloj kanali komunikimi i tyre me familjarët që janë të shtruar.
”Të gjitha spitalet ofrojnë ushqimin. Dikush përmes shërbimit catering, janë një pjesë e spitalebe të tjera, që e kryejnë përmes kuzhinës së spitaleve. Kjo, pasi ende nuk kanë kontratuar një të tretë. Në spitalet Covid ka qenë një vendimarrrje e vetë strukturave spitalore për të patur një kanal komunikimi me familjarët, qoftë edhe për ndërresat. Rregulli është që të mos lejohet ushqimi nga jashtë. Duhet të kuptojmë diçka, një pacient në spital trajtohet me dietë me kalori të përcaktuar. Kjo vendoset nga mjekët, pandemia ka krijuar dhe një gjendje jo të mirë emocionale, fakti që nuk i takojnë familjarët e tyre, ka qenë një mënyrë për t’i qëndruar afër familjarit. Jo sepse spitali nuk ushqime apo financimin e tyre”,-tha ministrja.