Pse SPAK blindon dosjen ”Dumani”?

Nuredin Dumani zbërtheu dosjet me krimet më të bujshme në Shqipëri, por SPAK-u ka vendosur që të blindojë dëshmitë, që ato të pa publikuar mund të prekë edhe politikën.

Tre prokurorë të SPAK-ut kanë firmosur një urdhër që ndalon publikimin e dëshmive të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt, të cilët tashmë janë të penduar të drejtësisë dhe kanë rrëfyer një mori krimesh që kanë ndodhur gjatë dhjetë viteve të fundit në vend.

Dëshmitë e tyre u bënë publike gjatë dy javëve të fundit në media pas rrjedhjes së dosjes nga SPAK te gazetarët e kronikes. Prokurorët kanë ndërmarrë vendimin, duke kërcënuar mediat dhe gazetarët se nëse publikojnë të dhënat, do të dënohen me 6 vite burg. Shumë pikëpyetje ka në këtë mes, të cilat do të zbulohen, por ndërkohë ”presioni” ndaj medias e cila duhet të jetë e lirë, por profesionale, nuk rrit vlerat e SPAK-ut, që ka dalë nga drejtësia e re.

Që pas arrestimit në Fier, i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, i cili prej javësh ka qëndruar në spital, është paraqitur sot për herë të parë në SPAK. Nën masa te rrepta sigurie prej orës 8:00 të mëngjesit ai është përballë hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit në SPAK për të rikonfirmuar deklarimet e dhëna.

SHKARKO APP