Pse u dëbua Nënë Tereza nga krerët e Kishës së Belfastit

Nga NDREK GJINI

Shenjtoria Nënë Tereza (1910 -1997), sipas dokumenteve të zbuluara kohët e fundit, në vitin 1973 është përzënë dhe detyruar të largohet nga Irlanda e Veriut. Këtë akt të pashembullt e ka urdhëruar mëkëmbësi i parë i kardinalit të Belfastit, Fr. Padraig Murphy.

Po si ka ndodhur kjo histori?
Në vitet 1971 -1973 Irlanda e Veriut ngjante si Shqipëria e viteve 1997-1999. Krizën tragjike dhe të vazhdueshme, që përjetoi Irlanda e Veriut në këto vite e përshkruan më se miri një raport i botuar në mars 1975 ku thuhet, ‘trazirat e viteve të fundit në Irlandën e Veriut kanë shkaktuar më shumë se 1100 të vdekur dhe 11 500 të plagosur, si dhe shkatërrime pasurish që arrijnë shumën e mbi 140 milionë paundëve. Ato kishin formën herë si prishje rendi, herë si akte terrorizmi, që do të thotë dhune e organizuar për qëllime politike apo fetare. Shumica e akteve të terrorizmit vinte nga IRA, e cila falë një organizimi të konsoliduar, përbënte një kërcënim serioz’.
Në vitin 1971, Nënë Tereza ishte një misionare e mirënjohur ndërkombëtarisht dhe e respektuar ne mbarë botën për punën e saj më të varfrit.
Kur asaj i erdhi një kërkesë për ndihmë nga prifti i zonës perëndimore të Belfastit, Fr. Des Wilson, ajo u shpreh e gatshme për të shkuar ne ketë qytet për të ndihmuar të varfërit dhe për të kontribuar ne procesin e paqes.
Një surprize tjetër ishte ajo që Nënë Tereza jo vetëm vendosi të shkoje, por deklaroi se misioni i saj do të vendosej ne Ballymurphy – një lagje e Belfastit që ishte bombarduar vetëm dy muaj më parë dhe shkatërruar tërësisht nga dhuna e tmerrshme. Në Gusht të vitit 1971, një prift katolik dhe një nënë e tetë fëmijëve ishin midis 11 njerëzve të vrarë nga Regjimenti Parashutist në atë lagje që u bë e njohur si masakra e Ballymurphy-t.

Dy shtëpi në Springhill Avenue

Në atë kohë, çdo banor veç donte të ikte nga ajo lagje, por papritur Nënë Tereza vendos që qendra e misionit të saj dhe katër murgeshat që ishin më të, të vendoseshin pikërisht në këtë lagje.
Dy shtëpi ne Springhill Avenue, pjese e lagjes e Ballymurphy u siguruan për motrat e Misionareve të Bamirësisë.
Shtëpitë ishin krejt të dëmtuara, por banorët kontribuan dhe i ringritën ato. Që në fillim, murgeshat njiheshin thjesht si “Motrat e Nene Terezës”. Fr Wilson e vlerësoi lart punën e këtij ‘manastiri’ të improvizuar, i cili siç deklaronte ai, ngriti lart moralin e komunitetit. Të rinjtë mblidheshin ne shtëpinë e motrave, këndonin, punonin, mësonin zanate të reja, disa mësonin të lexonin dhe të shkruanin.
Kjo shtëpi e Motrave të Nënë Terezës ishte një nga vendet e pakta ne atë zone me një telefon që punonte. Dhe shpesh nënat e shqetësuara vinin për të bere ankesa apo dhe telefonata të dëshpëruara për mospagesën e përkrahjes sociale ose ankesa për anëtarët e burgosur të familjes.
Por pavarësisht se fituan zemrat e gjithë banoreve të Belfastit pa dallim nga besimet e tyre fetare, (protestant apo katolik), murgeshat nuk arritën të fitonin mbështetjen e disa klerikëve të lartë ne Kishën Katolike të Belfastit.
Kishte një perceptim nga krerët e kishës katolike se puna e këtyre murgeshave ishte një turp për Belfastin, pasi krijonte idenë te të tjerët që krerët e kishës këtu nuk janë zotët t’i zgjidhin vetë problemet e banoreve të këtushëm pa një ndihmë nga jashtë.

Dëbimi nga Ballymurphy
Në fillim kundërvenja ishtë e kamufluar por më kalimin e kohës trajtimi i murgeshave nga ana e kishes u be i patolerueshëm. Sulmet moren ngjyra dhe forma të konflikteve të hapura.
Siç duket influenca dhe emri i mirë i këtij misioni bamirësie për sherbimët e punët e mira që bënin në komunitet, pa përfillur dallimet politike apo fetare e kishin zbehur rolin dominant të kishës katolike. Dhe krerët e kësaj kishe nuk mund ta toleronin këtë fakt.
Përfundimisht, ne vjeshtën e vitit 1973 ato i dwbuan nga Ballymurphy, më saktë i detyruan të largohen. Kisha Katolike e mohoi faktin se e kishin detyruar Nene Terezwn dhe murgeshat e ketij misioni të largoheshin dhe thane që Motrat e Bamiresise kishin ikur vullnetin e tyre të lire.

Refimi i Eileen Sweeney
Rrëfimi i murgeshës katolike Eileen Sweeney, e cila punoi pranë këtij misioni, i bërë në një dokumentar të BBC, shpalos të vërtetën tragjike të këtij debimi.
Ajo tregon me imtësi sulmet e vazhdueshme që disa krerë të kishës katolike u bënin ne vazhdimësi këtyre misionarëve. U trondita shumë – thotë ajo, kur një mëngjes kur shkova aty pashe që ato kishin bere gati plaçkat dhe ishin bere gati për të ikur. Pashe lotë në sytë e Nënë Terezës dhe motrave të këtij misioni. Nënë Tereza më tha shkurt – Po ikim, nuk mund të rijmë më në një vend ku krerët e kishës katolike janë kundër nesh.
Pashë një letër të grisur ne copa të vogla hedhur në dysheme. Pasi ato dolën, unë u mundova t’i mbledh dhe t’i ngjis copat e kësaj letre misterioze që i kishte detyruar këto misionare bamirësie të largohen. Ishte një letër e ardhur nga mëkëmbësi i parë i kardinalit të Belfastit, Fr. Padraig Murphy. Ai u thoshte se brenda 24 orëve duhet të largohen nga Ballymurphy, në të kundërt do të përballen më pasoja të paparashikueshme.
Por jo të gjithë krerët e kishës katolike mendonin si Fr. Padraig Murphy. Një muaj pasi ato u larguan, një peticion u hartua nga famullitaret e kishave të kësaj zone. Ata vlerësonin punën e këtij misioni bamirësie në Ballymurphy.

Ne ketë peticion ata bënin thirrje për një qasje të re ne administrimin e famullise, duke përfshire krijimin e një këshilli famullitar, më një fjalë në zgjedhjen drejtuesve të ri ne hierarkinë e kishes katolike të Belfastit dhe disa çështje të tjera që prekin komunitetin lokal.
Nënë Tereza nuk e harroi kurrë Ballymuphiy-n. Një lutje në vitin 1981 ajo e falenderon komunitetin e kësaj zone për mbështetjen që i dhane misionit të saj ne ato muaj që shërbyen atje. Ajo shprehet – Ju sjell lutjen dhe mirënjohjen time për gjithçka keni bere për motrat tona, kur shërbyem atje.

Një monument në shenjë mirënjohje

Kishin kaluar shumë vite nga ky dëbim i pashembullt, por si për ironi të fatit ne 2010 një monument ngrihet në Ballymurphy ne përkujtim të punës së vyer të këtij misioni i kryer më aq shumë devocion në ato vite të trazuara. Misionaret e motrave bamirëse u kthyen ne Ballymurphy ne vitin 2010 dhe pas një ceremonie mbresëlënëse bënë një fotografi para kësaj skulpture ngritur në mirënjohje të punës së tyre.

Nënë Tereza tashmë është shpallur shenjt. Ajo është pranuar si shenjt nga të gjithë – madje edhe ne Ballymuphy ku dikur e patën dëbuar. Atje, ajo ka tani edhe një monument ne shenjë mirënjohje të punës dhe kontributit të vyer të saj dhe motrave të misionit të saj ne ato vite të trazuara për Irlandën e Veriut.

 

SHKARKO APP