Pse u masakruan martirët e klerit katolik në Shqipëri, flet Gjekmarkaj: Shoqëria jonë nuk ka bërë sa duhet

I ftuar në RTV Ora pedagogu Agron  Gjekmarkaj i ftuar në RTV Ora foli në lidhje me martirët e krerit katolik shqiptarë të cilët u masakruan mizorisht nga sistemi komunist gjatë viteve 1944-1990.

Ai tha se cilat ishin arsyet për masakrën që u bë ndaj tyre. Sipas tij në cdo vend komunist ka pasur persekutim ndaj klerit katolik por nuk ka asnjë krahasim me atë që ka ndodhur në Shqipëri.

Agron Gjekmarkaj për RTV Ora: U martirizuan sepse ishte i pakonceptueshëm nga pikëpamja e logjikës politike që u vendos në Shqipëri bashkëjetesa e dhunës me lirinë. Bashkëjetesa e dashurisë me urrejtjen. Iu kundërvunë klerit katolik sepse ndoshta kjo ishte pjesa më elitare e Shqipërisë nga ana intelektuale, ishte pjesa më e strukturuar ideologjikisht. Ishte ajo pjesë e cila kishte paralajmëruar se çfarë do të ndodhte. Më shumë At Anton Arapi. Ai në mënyrë profetike tregoi se çfarë do të ndodhte në Shqipëri nëse do të instalohej regjimi komunist.  Nga pikëpamja e logjikës humane gjithë ai terror është i pashpjegueshëm. Është mizori. Kudo në vendet komuniste ka pasur një persekutim ndaj klerit katolik por nuk ka asnjë krahasim me atë që ka ndodhur në Shqipëri.

I pyetur nga gazetarja Beti Njuma nëse shteti dhe  shoqëria ka bërë sa duhet për ta shlyer këtë krim, Gjekmarkaj tha se shteti është i pari që mund të merrte dhe lëvdimet dhe kritikat por është shoqëria jonë që nuk ka bërë sa duhet.

Agron Gjekmarkaj për RTV Ora: Shteti është i pari që mund të merrte dhe lëvdimet dhe kritikat por shoqëria jonë nuk ka bërë sa duhet. Përjashto rastin e Liri Belishovës ose një revizionim që i ka bërë vetvetes Bedri Spahiu ish prokurori i komunizmit apo Bashkim Shehu unë nuk di raste të tjera që qoftë dhe fshehurazi në majë të gishtave te shkonte natën dhe të linte një letër falje poshtë derës dikujt që e ka spiunuar, që e ka torturuar, që e ka lidhur, që i ka hequr dinjitet njerëzor. Që është kthyer në një instrument ideologjik në një kohë që duhet të mbetej njeri. Ka një tendencë për t’i ikur të kaluarës.

SHKARKO APP