Psikologia: Masat anti-Covid në shkolla nuk kanë vlerë

Psikologia e njohur, Alma Hasalami thotë se është rritur numri i qytetarëve që kane nevojë për psikiatrin. Sa i përket zbatimit të masave kundër Covid-19 nga ana e fëmijëve  në ambientet mësimore, për të nuk kanë asnjë efekt pozitiv, pasi jashtë godinës së shkollës këto rregulla shkelen. Për rrjedhojë, Hasalami e konsideron një masë absurd përdorimin e maskës, sidomos tek fëmijët.

”Për fëmijët është shumë e vështirë të mbajnë distancë dhe të mbajnë maskë. Sapo dalin nga shkollat bëhet nami. Të gjithë fëmijët janë duke u përqafuar e puthur me njëri-tjetrin. Ato rregulla që zbatohen në shkolla nuk kanë vlerë, sepse jashtë bëhet nami. Mbajtja e maskës na kufizon të shprehurit, ato të emocioneve dhe kuptimit, të asaj që duam t’i transmetojmë tjetrit. Sa më shumë kufizohet komunikimi, aq më autik bëhemi”, u shpreh psikologia në “Quo Vadis”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?