Publicist i njohur, vdes nga koronavirusi shqiptari në SHBA

Një tjetër shqiptar ka humbur jetën nga koronavirusi në SHBA. Ai është publicisti dhe përkthyesi i njohur Ilir Hashorva.

Hashorva është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare në New York, pasi virusi i rëndoi gjendjen shëndetësore.

Lajmi është bërë i ditur nga familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë të publicistit.

Publicisti jetonte prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Ai është autor dhe përkthyer i disa vëllimeve, të tilla si ““Gandi – jeta”, “Gandi – filozofia dhe feja”, Gandizmi” si dhe “Analiza e komente për Gandin dhe Gandizmin” etj.

Ilir Hashorva ishte djali i mësuesit të njohur dhe intelektualit Ali Hashorva.

Iliri ka lindur më 1 Tetor 1941 në Tiranë. Pas përfundimit të Fakultetit të Inxhinierisë ai punoi në Pashaliman, në Tropojë dhe më pas në Institutin e Hidrometeorologjisë në Tiranë si Shef i Laboratorit të këtij instituti.

SHKARKO APP