Publikimi i të kërkuarve, kapet pas 7 vitesh 46-vjeçari i dënuar për rrëmbim, përdhunim e vjedhje

Publikimi i personave më të kërkuar nga Policia e Shtetit duket se ka dhënë rezultatet e para. Një person i shpallur në kërkim që prej vitit 2009 është arrestuar mbrëmë në Tiranë.

Sipas të dhënave zyrtare Specialistët e Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bazë të informacioneve të marra, kanë bërë  kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

– Ergus Jaupaj, 46 vjeç, banues në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jaupaj u ndalua, për arsye se ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi  Gjykata e  Romës/Itali, me vendimin Gjyqësor të datës 22.09.2009,  e ka  dënuar me 10 vjet, 8 muaj dhe 20 ditë në burg, për kryerjen e veprave penale të, “Rrëmbimit/heqjes së paligjshme të lirisë”, “Përdhunimit” dhe “Vjedhjes me armë në bashkëpunim”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky shtetas ndodhet në dhomat e paraburgimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në pritje të ekstradimit drejt Italisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?