Publikohen listat paraprake të studentëve fitues në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, ja kur nisin regjistrimet

Fakulteti i Mjekësisë në Tiranë ka publikuar listat e plota paraprake të renditjes së kandidatëve për ndjekjen e studimeve, sipas programeve përkatëse.

Sipas njoftimit zyrtar, kandidatët që janë renditur deri te vija e kuqe në listat e publikuara konsiderohen fitues të fazës së parë të Raundit të Parë, në përputhje me kuotat e përcaktuara për secilin program studimi.

Kandidatët që kanë pretendime apo kundërshtime lidhur me renditjen mund të paraqesin ankimimet e tyre më 24 gusht 2026.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ankimi duhet të bëhet përmes një kërkese me shkrim, e cila duhet të shoqërohet me:

Swiss Digital Mobile Reklama
  • Kopje të Certifikatës së Maturës Shtetërore;
  • Kopje të dokumentit të identifikimit (ID).

Dokumentet duhet të dorëzohen pranë Zyrës së Protokollit të Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (UMT). Sipas fakultetit, përgjigjja për ankimimin do të jepet brenda 24 orëve.

Ndërkohë, regjistrimi i kandidatëve fitues të fazës së parë të Raundit të Parë do të nisë më 26 gusht 2026.

Regjistrimet do të kryhen pranë sekretarive mësimore të fakulteteve përkatëse.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?