Publikohen për herë të parë fotot e depozitave të sheshit “Skënderbej”

Pothuajse 1 muaj nga nisja e punimeve sheshi i ri “Skënderbej” ka nisur të marrë formë. Bashkia e Tiranës po punon me ritme të larta në mënyrë që ai të jetë gati brenda afateve të caktuara. Këtë fakt e ka bërë të ditur vet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një koment në twitter, ku dhe ka publikuar disa nga fotot e punës që po kryhet në terren.  

 “Shesh pa komb ka, po komb pa shesh qendror ku të mblidhet s’ka! Po nxitojmë 24/7 me sheshin “Skëndërbej”, shesh unik për gjithë shqiptarët”, – shkruan Veliaj në komentin e tij. Veliaj ka publikuar për herë të parë edhe pamje nga punimet që po kryhen në zbatim të këtij projekti edhe në nëntokë.

 Siç shihet edhe nga fotot përveç punimeve në sipërfaqe po punohet edhe pastrimin dhe rikonstruksionin depozitave të e ujit që do shërbejnë për grumbullimin e ujit të shiut që do të përdoret për shatërvanët dhe ujitjen e pemëve të sheshit.  

Swiss Digital Desktop Reklama

skender-bej5 skenderbej4 sheshi-skenderbej-3 skenderbej-punime3 skenderbej-punime2 skenderbej1

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?