Publikohen rezultatet e testimit “Mësues për Shqipërinë”

Publikohen rezultatet e testimit të mësuesve, aplikantë në programin “Mësues për Shqipërinë”.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, në një deklaratë për shtyp ditën e sotme ka publikuar rezultatet e testimit të programit “Mësues për Shqipërinë“.

“Nuk do të kemi më rradhë në Drejtoritë Arsimore, jo më zarfe me para dhe afera koruptive, jo më kryetar komunash që emerojnë mësues”, theksoi gjatë fjalës së saj Nikolla.

Lidhur me rezultatet e testimit, ministrja u ndal në rëndësinë e këtij programi dhe reformes në arsim. “Së pari, u shpëtuan fëmjët tanë dhe iu kthye autoriteti fëmijëve dhe mësuesve nëpër shkollat shqiptare. Mësuesit do të shkojnë në janar pranë shkollave dhe do të bëhën definitivë pasi të jenë certifikuar nga Komisioni Vleresues. Shpërndarja e mësuesve do të bëhet në bazë të profileve përkatëse”, tha Nikolla.

Testimi për 8095 aplikantët në portalin “Mësues për Shqipërinë”  u zhvillua në 12 qarqe në 6 dhjetor. Procesi i testimit u zhvillua në 29 qëndra testimi në të gjitha qarqet vendit. Nga 28 nëntor deri më 4 dhjetor, komisioni i ngritur nga Ministria e Arsimit verifikoi dokumentacionet e kandidatëve në bashkepunim me DAR/ZA. Ndërkaq, rezultatet e testimeve sipas Ministrisë u bënë të ditura ditën e sotme dhe jo më 22 dhjetor sic kishte parashikuar MAS.

Ne portalin “Mësues për Shqipërinë” dhe në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimi janë publikuar të gjithë emrat e fituesve të testimit, së bashku me profilet dhe pikët përkatëse.

Klikoni për të parë listën: Mësues për Shqipërinë 

SHKARKO APP