Publikohen shifrat/ Shqiptarët grupi më i madh i emigrantëve në Kretë

Në të gjithë Kretën 32 535 persona nga vendet e treta janë me leje qendrimi, nga këta 22 025 janë emigrantë shqiptarë. Shifrat janë bërë publike nga Drejtoria e Emigracionit në Kretë.

Sipas të dhënave, 12418 (38%) e emigrantëve jetojnë në Heraklion, 9652 (30%) jetojnë në Chania, 6225 (19%) në Rethymnon dhe 4240 në Lasithi (13%).

Emigrantët jetojnë dhe punojnë në Kretë bashkë me familjet e tyre, duke paguar kontributet për sigurimet dhe taksat.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shtetasit shqiptarë janë grupi më i madh numerik i emigrantëve në Kretë, që është 22,025 njerëz, pothuajse 68% e emigrantëve legalë në ishull”, shkruan Protothema, transmeton Ora News.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas shqiptarëve vijnë rusët, ukrainasit, indianët, gjeorgjianët, sirianët, pakistanezët, moldavët, serbët dhe kinezët. Ndërkohë vlen të përmendet ajo e 1,181 indianëve me leje qëndrimi, 98% e tyre jetojnë në Rethymnon.

Po ashtu sipas agjencisë janë 295 investitorë në ishull, 177 prej të cilëve jetojnë në prefekturën e Hanianës.

Të dhënat u publikuan nga Drejtoria e Emigracionit gjatë një takimi pune në zyrat e Administratës së Decentralizuar të Kretës, në prani të koordinatores Maria Koziraki, mbi kuadrin e ri institucional për të huajt dhe emigracionin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?