Punësim në aeroportin e Vlorës, Rama: Aplikoni, ka 100 vende të lira

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po kryhen përgatitjet e fundit për nisjen e punës dhe për këtë arsye është në kërkim të stafit që pritet të punësohet në 100 pozicione të ndryshme të aviacionit në këtë aeroport.

Kryeministri Edi Rama shlruan në Facebook, se Vlora International Airport ka çelur dyert për profesionistët e aviacionit. ”Nisin punësimet për t’i dhënë jetë aeroportit më të ri në Europë. Vizitoni faqen e VIA dhe aplikoni për t’u bërë pjesë e historisë së aviacionit shqiptar human.resources@vlora-airport.com”, shkruan Rama.

Zv/kryeministrja e njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, thotë se bëhet fjalë për 100 vende të lira pune. Punimet për ndërtimin e aeroportit kanë ecur paralelisht për përfundimin e pistës, ngritjen e terminalit, kullës së vrojtimit dhe të gjithë infrastrukturës tjetër aeroportuale. Fluturimet e para projektohen të bëhen në verën e vitit 2025. Punimet për aeroportin e Vlorës nisën në fund të vitit 2021.

SHKARKO APP