Punësim në Gjermani, Micko: Ja çfarë ju duhet!
Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Arben Micko, ka sqaruar se “portali zyrtar gjerman “Make it in Germany” publikon prej shumë kohësh vendet vakante në Gjermani, ashtu sikurse publikojmë ne në faqen zyrtare të Shërbimit Kombëtar të Punësimit.”
“Nuk ka kuota të përcaktuara për asnjë vend, as për vendin tonë, shpjegon Micko për Panorama. Theksoj edhe një herë se këto vende pune afrohen për të gjithë të interesuarit brenda dhe jashtë BE-së si dhe më gjerë. Procesi i aplikimit është i hapur për të gjithë, nuk ka kritere paraprake, qofshin këto moshore, gjinore etj.
E vetmja kërkesë që duhet përmbushur është kualifikimi i duhur për vendin e punës. Pra, në këto kushte mund të aplikojnë të gjithë ata që plotësojnë kushtet për të një përfituar një vend pune, ku natyrisht kërkohen njohuri të gjuhës së huaj, në të shumtën e rasteve gjermanisht si dhe një dëshmi profesionale e njohur në Gjermani.”
KOHA JONË SONDAZH

