Punësime elektorale, Bashkia e Vorës “fryn” stafin
Përfaqësues të opozitës kanë ngritur akuza për punësime të reja në administratën e Bashkisë së Vorës. Në lidhje me këtë ABC u interesua pranë kësaj bashkie por kryetari i saj nuk ka asnjë reagim.
Përfaqësuesi i LSI, Vojo Bregu ka ngritur në lidhje me punësimin e 73 punonjësve të kësaj bashkie sipas tij në kundërshtim me ligjin. “Fryrja” e stafit të Bashkisë sipas Bregut bëhet për shkak se jemi në prag fushatës elektorale dhe ka marrë bekimin e qeverisë Rama.
Kryetari në detyrë Gentian Picari, u emërua drejtues I Bashkisë Vorë më 8 dhjetor 2020 dhe njihet si njeriu besnik i ish-kryebashkiakut Agim Kajmaku.
Gentian Picari po e drejton bashkinë, teksa paralelisht po punon përkrah Elisa Spiropalit për fushatën e Partisë Socialiste.
ABC e kontaktoi zonjën Spiropali si përgjegjëse elektorale në këtë bashki, nëse kishte dijeni për këto shtesa në staf dhe a ju përgjigjet akuzave të zyrtarit të LSI-së, por ministrja komentoi se nuk jam kryetare e bashkisë Vorë. Ndër të tjera Spiropali i cilësoi akuzat si propagandë elektorale. /abcnews.al