Punesimi i studentëve, Koçiu: “Të premten, afati i fundit për aplikim pune në administratë për ekselentët”
Drejtoresha e Departamentit të Administratës Publike, Albana Koçiu, ka ftuar çdo të ri i cili ka një mesatare nga 9.00 deri në 10.00 me një diplomë pas vitit 2015 që të aplikojë në thirrjen e dytë të punësimit në administratë.
Vendet vakante përkojnë kryesisht në administrata si doganat dhe tatimet.
Risia e radhës përfshin aktivitetet ekstrakurrikulare, pjesëmarrjen në konferenca, seminare dhe trajnime jashtë vendit.
Thirrja qëndron e hapur deri në datën 20 shtator. Drejtoresha Albana Koçiu u shpreh se ka pasur një fluks aplikimesh, rreth 420 për 219 vende vakante por që përzgjedhja do bëhet në bazë të sistemit të kualifikimit.
Kontrata e punës është 1 vjeçare, por për këdo që do të vazhdojë punën në administratë kërkesa për nëpunës civil vijon me shpalljen e procedurave për të fituar serish shpalljen si punonjës i përhershëm.
Është një mundësi e mirë për të kuptuar se çfarë doni të bëni në jetën tuaj” u shpreh Koçiu.

