Punësimi tek të rinjtë, Shqipëria vendi i dytë më i keq në botë

Sipas një raoprti të forumit Ekonomik Botëror vendi ynë renditet i dyti më i keq në botë për mundësi punësimi. Të rinjtë shprehen se po të jesh në një pozicion të mirë pune duhet të kesh miq ose lekë.

Mundësitë e punësimit në vendin tonë janë të pakta.

Kjo sipas një raporti të forumit Ekonomik Botëror ku Shqipëria renditet vendi i dytë më i keqi në botë për mundësitë e punësimit në raportin botëror të Lëvizshmërisë Sociale 2020.

Të rinjtë janë ato që ndeshen më së shumti me këtë fenomen. Sipas tyre, faktor janë miqësia dhe korrupsioni.

“Vetëm ata që kanë një mik të fortë mund të futen në punë”.

Madje një nga të rinjtë tregon eksperiencën e tij personale tregojnë se konkurset janë fiktive.

“Kam aplikuar, kam shkuar deri në fazën e fundit. Pastaj gjërat rrotullisen”.

Të rinjtë shprehen se kanë dëshirë për të pasur pavarësi ekonomike por pagat në vendin tonë janë tejet të ulta.

“Rrogat janë shumë të ulëta. Kanë kërkesa të larta me rrogat që japin”.

Sipas raoprtit të forumit Ekonomik Botëror Shqipëria u rendit në vendin e parafundit nga vlerësimi i 82 shteteve.

Ky raport bën edhe vlerësimin e 10 treguesve të ndryshëm nga kujdesi shëndetësor, arsimimi, teknologjia, puna, tek qëndrueshmëria dhe efektiviteti i institucioneve, duke i dhënë Shqipërisë një vlerësim mesatar prej 56 pikësh, sëbashku me Gjeorgjinë dhe Tajlandën, por poshtë Ukrainës, Moldavisë e Serbisë.

SHKARKO APP