Punëtori humbi jetën pas rënies nga skela, arrestohen 2 kontraktuesit

Humbja e jetës në mënyrë tragjike të një punëtori 50-vjeçar në Berat ditën e djeshme, teksa ishte duke rikonstruktuar një banesë, i ka kushtuar arrestimin 2 personave që e kontraktuan atë për punimet.

Burime zyrtare njoftuan sot (13 shkurt) se u ndaluan E.Z., 40 vjeç dhe L.T., 43 vjeç, për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë. Viktima është P.M.

Nga verifikimet rezultoi se “të arrestuarit kishin nënkontraktuar P.M për rikonstruktimin e një banese në lagjen “Uznovë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja ndodhi dje, pasi ka rënë nga skela teksa rikonstruktonte një banesë, rreth orës 11:00. Ngjarja dyshohet aksidentale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor po punon ende për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?