Punime në Lotin 3 të Unazës Lindore, ARRSH: Të shtunën ka bllokim aksi, ja rruga nga duhet të kaloni

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar qytetarët se ditën e shtunë, 16 dhjetor, do të mbyllet aksi nga Rrethi i Shkozës te Xhamia në Farkë pasi hidhet asfalti.

Mjetet që lëvizin në drejtimin Shkozë-Farkë mund të shfrytëzojnë rrugën e vjetër.

Në vijim të punës në Lotin 3 të Unazës Lindore, ku do të fillojë shtrimi me asfaltbeton në nyjën e mbikalimit në Shkozë, ditën e shtunë, datë 16.12.2023, nga ora 06:00-22:00, do të bëhet bllokimi i qarkullimit në segmentin rrugor “Rrethrrotullimi Shkozë-Farkë e Madhe (nyja e Xhamisë)” në drejtimin Shkozë-Farkë”, njofton ARRSH.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?