Punimet – Devijim trafiku në sheshin “Skënderbej”, ja nga do lëvizni
Sërish devijim trafiku në kryeqytet si rezultat i punimeve në sheshin “Skëndërbej”.
Duke filluar nga sot, e shtunë dt 29 tetor, dhe në vijim Bashkia e Tiranës njoftoi dje se trafiku i automjeteve të devijohet sipas përshkrimit më poshtë:
“Qarkullimi i automjeteve dhe mjeteve të transportit urban në sheshin “Skënderbej” pjesa lindore në rrugën “e Dibrës”, drejtimi lëvizjes Lindje-Perëndim, do të devijohet vetëm djathtas në kryqëzimin me Bulevardin ‘Zogu I’”.
Paralelisht, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me OSHEE-në, po punojnë për zhvendosjen e nënstacionit elektrik, i cili do t’i hapë rrugën ndërtimit të Unazës së Vogël, çka më pas do të sillte edhe një qarkullim më të lehtësuar të automjeteve në qendër të Tiranës.
Gjithashtu, punimet për realizimin e projektit të sheshit “Skënderbej” pritet të përfundojnë në verën e vitit 2017.
KOHA JONË SONDAZH

