Punimet e shkollës dëmtojnë pallatin në Durrës, banorët: Është hapur muri, kemi frikë të rrimë

Punimet në shkollën “Qemal Mici” në Durrës kanë sjellë pasoja të rënda për banorët e pallatit 784 në lagjen numër 16. Banorët shprehen se ndihen të rrezikuar, pasi muret janë çarë shumë. Bashkia ndërkohë ka kërkuar ndërprejen e punimeve.

Këto dëme në pallatin 784 në lagjen 16 të Durrësit nuk janë pasojë e tërmetit të 26 nëntorit, por e ndërtimit të shkollës “Qemal Mici” ngjitur me të, çka ka shkaktuar të çara të medha që po zgjerohen nga dita ne ditë.

Banorët kërkojnë që firma të bëjë ekspertizën e pallatit dhe të njoftojë për datën e fillimit të riparimit.

Ata pretendojnë se projekti fillestar është përmbysur, pasi ngjitur me pallatin ka qenë projektuar oborri.

Bashkia e Durrësit në përgjigje të interesit të Ora News u shpreh se ka konstatuar që çarja e pallati është bërë nga punimet në afërsi të themeleve të shkollës ndaj dhe i kanë kërkuar Fondit Shqiptar të zhvillimit dhe Institutit të Ndërtimit ndërprerjen e tyre.

Shikoni videon:

Punimet e shkollës dëmtojnë pallatin në Durrës, banorët: Është hapur muri, kemi frikë të rrimë

SHKARKO APP