Punimet në Bulevardin “Zogu I”, Veliaj: Monumenti i Ahmet Zogut do zhvendoset

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj inspektoi sot punimet në terren në Bulevardit “Zogu I”.

Sipas kryebashkiakut, “ky është një nga projektet më të vështira të Bashkisë së Tiranës. Nëse Bulevardi i Ri ishte një hapësirë e pabanuar, ku çdo gjë mund të bëhej nga e para, kjo është një zonë e banuar prej vitesh, ku janë bërë improvizime – dikush një tendë, një tjetër një shtesë apo një sajesë mbi çati. Por, ka ardhur koha të kemi uniformitet, ndaj falenderoj 99% të banorëve që janë treguar bashkëpunues”.

Ai theksoi se shumica e do progresin dhe të bukurën, prandaj shprehu besimin se edhe ajo pakicë e vogël do të bëhet bashkëpunuese. “Për sa kohë që shumica do progresin, do të bukurën, estetikën, do të duhet që të bashkëpunojmë të gjithë. Me ligj fasadat janë pronë e Bashkisë së Tiranës – ti ke pronë private pjesën brenda të shtëpisë, por fasada është pronë e bashkisë. Ndaj, për sa kohë që bashkia, institucionet publike dhe 99% e banorëve bashkëpunojnë, jam i sigurt se edhe ai 1% i mbetur do jetë pjesë e këtij bashkëpunimi”, nënvizoi kryebashkiaku.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kemi fituar një pafundësi hapësirash. Mjafton të shihni me sy të lirë se vetëm nga heqja e kangjellave te Ministria e Drejtësisë, te Fakulteti i Shkencave dhe te materniteti i vjetër i Tiranës, kemi fituar disa hapësira. Njerëzit do të shikojnë një kombinim mes një bulevardi totalisht të transformuar dhe një rruge me kalldrëm modern; do të shohin dyfishim të trotuareve, sepse duam që të ketë një rrugë shopping-u, një hapësirë ku qytetarët të kenë mundësi të pinë një kafe, të konsumojnë produkte të ndryshme, të ulen e të hanë në një restorant. Do të jetë ndoshta rruga më me vlerë në qytet”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkaq, projekti i ri krijon edhe një lidhje mes Bulevardit “Zogu I” dhe Bulevardit të Ri, ku do zhvendosen institucionet dhe bizneset e mëdha të vendit. “Do kemi një lidhje me Bulevardin e Ri, pasi deri dje ishin si dy hapësira me cilësi ndryshe nga njëra-tjetra. Tani cilësia është e njëjtë, ndaj nuk do të dallohet fare kur kalojmë nga pjesa e Tiranës së vjetër tek ajo e Tiranës së Re. Tirana ka 100 vite me këtë bulevard, e tani do ketë 100 vite të tjera me një bulevard totalisht të transformuar. Në gjysmën e dytë të vitit, kur do të nisë zhvillimi në zonën e Bulevardit të Ri, me zhvendosjen e zyrave, bankave, institucioneve dhe korporatave të vendit, besoj se Bulevardi “Zogu I” do të jetë një pikë takimi i shkëlqyer mes polit të Tiranës rezidenciale dhe polit të Tiranës Fin-Tech”, tha Veliaj.

Ai shtoi se Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me familjen mbretërore, do të realizojë zhvendosjen e monumentit të Ahmet Zogut në një hapësirë më dinjitoze. “Ne do të kemi një zhvendosje, e dakordësuar kjo edhe me familjen mbretërore, të monumentit të Ahmet Zogut, në një prej shesheve që krijohen përgjatë bulevardit”, sqaroi Veliaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?