FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Punonjësi humbi jetën duke riparuar defektin në shtyllë, procedohen penalisht inxhinieri elektrik dhe dy elektricistë

Në vijim të informacionit të bërë publik një ditë më parë lidhur me humbjen e jetës së shtetasit M. P., me detyrë elektricist i OSHEE, janë zbardhur detaje të reja mbi hetimet. Dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike, gjatë riparimit të një defekti në një shtyllë elektrike në fshatin Rrilë.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, në vijim të veprimeve procedurale të kryera nga oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Lezhës, ka nisur procedimi penal për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Procedimi ka nisur ndaj shtetasit M.L, 34 vjeç, me detyrë inxhinier elektrik pranë OSHEE-së, si dhe ndaj shtetasve K. Ll., 60 vjeç, A. Xh., 62 vjeç dhe E. R., 23 vjeç, me detyrë elektricistë pranë kësaj shoqërie. Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?