Punonjësi i degës së Thesarit në Fier doli pozitiv, gjithë punonjësit e stafit futen në karantinë
Një prej punonjësve të thesarit të bashkisë Fier ndodhet prej ditesh në vetekarantinë pasi dyshohet se ka dalë pozitiv ndaj COVID19.
Mësohet se stafi i degës së Thesarit në Fier kanë hyrë në vetëkarantinim.
Ndërprerja e punës në degën e thesarit, do të sjellë probleme në ndarjen e pensioneve, pagave, asistencës dhe përkrahjes sociale.
Kujtojmë se ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se numri i të prekurve më kornavirus në vendin tona ka arritur në 123 persona, ndërkohë që 5 persona kanë ndërruar jetë.
Sipas Eugena Tomini nga ISHP është zgjeruar dhe harta me qytetet e prekura, të cilës i janë shtuar dhe Hasi, Berati apo Lezha.
Sipas Tominit numri i personave të shëruar ka shkuar në dhjetë, pavarësisht se ata do të duhet të qendrojnë të vetëkarantinuar edhe për 10 ditë, në mënyrë që të shihet ecuria e tyre.
Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
- Tiranë 72 qytetarë
• Durrës 8 qytetarë
• Lushnje 4 qytetarë
• Elbasan 2 qytetarë
• Fier 12 qytetarë
• Rrogozhinë 2 qytetarë
• Kavajë 4 qytetarë
• Korcë 9 qytetarë
• Vlorë 4 qytetarë
• Shkodër 2 qytetarë
• Lezhe 1 qytetarë
• Berat 1 qytetarë
• Has 2 qytetarë