Punonjësi i OSHEE pakt me biznesmenin për të vjedhur energjinë, e pësojnë të dy (Emrat)
Një elektricist nga Fieri është proceduar penalisht, pasi ndihmoi pronarin e një restoranti të vidhte energjinë elektrike.
Grupi i Task Force i OSHEE ka zbuluar rastin e vjedhjes të favorizuar nga punonjësi OSHEE, Vullnet Hoxha, i proceduar për shpërdorim detyre.
Sipas policisë ai ka ndërhyrë në një matës 3 fazor që i përkiste një biznesi “Bar Kafe Restorant”.
Për këtë rast konstatimi vjedhje të energjisë është proceduar dhe abonenti Edis K., pronari i subjektit privat. /BW

