Punonjësit e Bashkisë Tiranë u ofrojnë një strehë personave në situatë rruge, Veliaj: Ju lutem familjeve të mos i neglizhoni

Shërbimet e Policisë Bashkiake së bashku me shërbimet sociale të Bashkia Tiranë ndihmojnë njerëzit në situatë rruge.

Për shkak të uljes së ndjeshme të temperaturave të ditëve të fundit, ata kanë intensifikuar kontrollet, për të konstatuar dhe dërguar në qendrat sociale të Bashkisë, të gjithë shtetasit e gjendur në situatë rruge.

Kryebashkiaku Veliajt përmes një postimi në rrjetet sociale falenderon punonjësit e terrenit për punën e palodhshme.

“Çdo mbrëmje të ftohte, skuadrat e Policisë Bashkiake dhe të Emergjencave të Bashkisë Tiranë shoqërojnë në ambientet e ngrohta të Qendrës Sociale Shkoze personat në situatë rruge. Ju falenderoj me zemër. Por, shumica vijnë nga qytete ku kanë familje që s’duhet t’i neglizhojnë, ju lutem!”, shkruan Veliaj në Twitter.

SHKARKO APP