Punonjësit e sigurimit privat jo më paga nën 51 mijë lekë

Qeveria shqiptare po bëhet gati që të bëjë të detyrueshme për bizneset rritjen e pagës për punonjësit e subjekteve të sigurimit privat. Projektligji i ri parashikon detyrimin për t’u paguar punonjësve të shërbimit një pagë minimale 50% më të lartë se paga bazë minimale e punonjësve në shkallë vendi. Praktikisht, paga minimale që parashikon ligji për rreth 9 mijë punonjës të sektorit është 51 mijë lekë.

Në relacionin e nismës paraqitet edhe një panoramë e situatës në sector ku evidentohet se ka moszbatim të Kodit të Punës sa i përket orëve të punës që ata bëjnë. Me ligjin e ri, ata duhet të punojnë 174 orë në muaj

Por teksa nga nga njëra anë evidentohen problematikat që hasin këta punonjës, nga ana tjetër parashikohet të shtohen kriteret e kualifikimit me qëllim parandalimin dhe përjashtimin e personave të papërshtatshëm, si për punonjësit, ashtu edhe për admiminstratorët. Një kontroll i rreptë parashikohet dhe tek armatimet që kanë, ku sugjerohet të eliminohet armatimi ushtarak nga arsenali që kanë gjithashtu dhe vendosja e rregullave për makinat e blinduara të cilat nuk do të lejohen të përdoren nga persona të paautorizuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Te ndryshimet përfshihet dhe licencimi i qendrave private të trajnimit për personelin e sigurisë private por dhe ngritjen e një Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave për trajtimin e ankesave të subjekteve ndaj masave administrative. Si shtesë në projektligj kërkohet ndalimi i dhënies me kontratë të këtij shërbimi nga një kompani tek tjetra me synim përmirësimin e kontrollit e përgjegjësisë për përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga kontrata.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aktualisht sipas të dhënave të 3-të mujorit të parë të vitit 2022, në Shqipëri ushtrojnë aktivitetin 189 subjekte të shërbimit privat të sigurisë fizike për tre kategoritë, me 8737 punonjës shërbimi, kanë në ruajtje 2665 objekte, 787 automjete, nga të cilat 200 automjete të blinduara për transportimin e vlerave monetare, shërbimi ka në dispozicion 2055 armë zjarri etj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?