Punonjësit socialë, Klosi: Kush s’kalon testin largohet nga detyra
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi mori pjesë në ditën e dytë dhe të fundit të testimit të 394 punonjësve socialë në qendrat e përkujdesit.
Testimi i këtij viti, ka risinë se për herë në parë në pyetësor, punonjësit e qëndrave nuk testohen vetëm për njohuritë terioke, por më shumti për sjelljen dhe reagimin ndaj situatave konkrete. Ministri Klosi deklaroi se rezultatet e testimit do të shërbejnë për të kuptuar nivelin dhe performancën e secilit prej edukatorëve e kujdestarëve të qëndrave, mjekëve e punonjësve socialë.
Rezultatet e këtij viti do t’i bashkangjiten në dosjen e secilit prej punonjësve të qendrave, së bashku me rezultatet e një viti më parë.
“Ata që nuk rifitojnë konkursin do të largohen nga ky shërbim, natyrisht do të kërkohet që të jetë brënda të gjitha rregullave kontratave dhe legjislacionit në fuqi”, deklaroi ministri Klosi.
***
Fjala e ministrit Klosi
“Këtu në Universitetin Mesdhetar të Tiranës po zhvillojmë përsëri po të njëjtin testim që zhvilluam dhe vjet, natyrisht me disa kërkesa më shumë që kanë të bëjnë jo vetëm me kualifikimin e mësuesve, jo vetëm me përgatitjen e tyre teorike por dhe me atë cfarë ata realizojnë në terren, në aftësinë konkrete që kanë për të reaguar pasi në momente të ndryshme që shfaqen në punën e përditshme.
Së bashku me pedagogët e këtij universiteti dhe me shumë përfaqësues të tjerë të shoqërisë civile kemi përgatitur tezat të cilat janë krejtësisht teknike dhe në kuadër të këtyre tezave do të rivlerësojmë gjithë personelin prej 394 edukatorësh dhe profesionistësh, drejtues të lartë të këtyre institucioneve për të parë aftësimin e tyre. Natyrisht përpjekja jonë do të jetë e vazhdueshme për të rritur cilësinë e shërbimit në këto qëndra të përkujdesit shoqëror.
Kërkesa e vazhdueshme është për kualifikimin e të gjithë personelit, stafit drejtues të këtyre institucioneve, kualifikim I cili nuk do të jetë ai bazë por do të shoqërohet dhe me kualifikime të niveleve të larta për tu specializuar në kuadër të përgatitjes së tyre të përgjithshme por edhe profileve të caktuara në fushën e shërbimit”.
Pyetje: Çfarë ndodh nëse dalin dobët në provim?
“Ajo që ne realizuam dhe vjet, do të ketë një vlerësim shumë rigoroz plotësisht të pavarur nga institucionet e Ministrisë dhe Shërbimit Social Shtetëror por e gjitha e vlerësuar nga ekspertët. Ata që nuk rifitojnë konkursin do të largohen nga ky shërbim, natyrisht do të kërkohet që të jetë brënda të gjitha rregullave kontratave dhe legjislacionit në fuqi.
Kërkesa jonë e vazhdueshme është që të jenë në dijeni se mbas një viti do të testohen, mbas një viti do ti kërkohet kualifikimi I tyre pasuniversitar në fushën në të cilën ata funksionojnë, natyrisht dhe në bazë të ligjeve të reja që ne kemi bërë për Shërbimin Social Shtetëror por edhe në bazë të ngritjes së urdhrit të Psikologut dhe Punonjësit Social gjatë kësaj periudhe do të kërkohet shumë që punonjësit social që shërbejnë në këto qëndra ashtu si kanë përgjegjësi të mëdha duhet të kenë edhe mbrojtjen më të madhe, do të kenë një status më të fortë të mbrojtur nga ligji.
Jemi për tolerancë zero për cdo rast dhune në qëndrat tona të përkujdesit social. Për të realizuar këtë padyshim duhet të kemi kualifikimin dhe cilësinë më të madhe në institucionet tona. Në cfarë do testohen konkretisht”.
KOHA JONË SONDAZH

