Pushimet në Shqipëri, 248% më lirë se në Itali. 21% e italianëve preferojnë të pushojnë jashtë

Një sërë mediash italiane i kanë kushtuar hapësirë studimit të bërë nga “Consumerismo No Profit”, një shoqatë në mbrojtje të konsumatorëve italianë.

Sipas të dhënave të publikuara prej saj, të kalosh pushimet në Shqipëri kushton 248% më pak se në Itali. Ajo nënvizon se turistët kanë zgjedhur të kalojnë Adriatikun edhe pse ndoshta pushimet në vendin e tyre do të kishin një shërbim më të mirë.

Në studim thuhet se për të fjetur 7 netë në një nga resortet bregdetare më të njohura të Shqipërisë, nga data 21 deri më 28 Gusht në një dhomë dyshe, shpenzimi minimal fillon nga 175 Euro në Vlorë deri në 420 Euro në Qeparo dhe se maksimumi për një javë ishte rreth 5600 Euro.

Ndërsa në plazhet italiane nis 564 Euro për të shkuar deri në 15 mijë Euro. Studimi ka marrë në krahasim 6 resorte bregdetare të njohura shqiptare dhe po kaq të tilla në rivierën italiane. Dhe sipas saj shpenzimet variojnë nga 130 në 248% më shumë në Itali.

Studimi vëren se 21% e italianëve preferojnë të kalojnë pushimet jashtë ku Shqipëria, Greqia dhe Spanja janë destinacionet kryesore.

SHKARKO APP