Pushon zemra e gazetarit legjendë të KOHA JONË, Zamir Dule

Ka ndërruar jetë gazetari i gazetës KOHA JONË, i viteve 1993-1997, Zamir Dule.

Zemra e tij pushoi pas një operacioni në zemër. Varrimi i Zamir Dules bëhet sot në fshatin Miras të Korçës, ora 13.00.

Ai mund të quhet pioneri i gazetarisë së kronikës se zezë dhe asaj investigative.

Zamir Dule ka punuar në gazetën “KOHA JONE” prej vitit 1993-1997, fillimisht si korespodent për Korçën dhe me pas në redaksinë qendrore në Tiranë.

Në ngjarjen e natës se 2 marsit duke u gdhirë 3 mars 1997, gazetari Zamir Dule para vënies së zjarrit të redaksisë së KOHA JONE nga SHIK-u, Policia dhe Garda e Republikës, u mor me forcë nga zyrat e gazetës, bashkë me punonjësin tjetër Anesti Nikolla, dhe u rrah e sakatua në qelitë e Komisariatit Nr.3 të Policisë në Tiranë.

Që prej asaj nate makabre për median e lirë, gazetari Zamir Dule nuk u bë më për punë, pas pasojave çnjerëzore ndaj tij prej agjentëve të SHIK-ut.

Ai ndërroi jetë në moshën 55-vjeçare.

Zamir Dule mbetet si një ndër ikonat e gazetës “KOHA JONË”.

Në vijim faksimile të punës ndër vite të Zamir Dules në gazetën “Koha Jonë”: 

 

 

SHKARKO APP