Pushtimi rus? Zelensky: S’kemi nevojë për prognoza, por për ndihmë ushtarake
Për Ukrainën është kthyer në një mankth lajmin se lufta nis sot, apo në këtë datë e orë. Ndaj dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, thotë se nuk kanë nevojë për prognoza të datave se kur Rusia mund të fillojë pushtimin, por ata duan ndihmë ushtarake dhe investime.
“Nëse doni ta ndihmoni Ukrainën, nuk kemi nevojë për data të pushtimit të mundshëm do të mbrohemi nga të gjitha datat, kemi nevojë për armatim, forcim të ekonomisë përmes investimeve dhe apo marrjes së kredive”, tha Zelensky.
Ai theksoi se nuk mund të flet në baza ditore nëse nesër do të ketë luftë. Po ashtu Zelensky shtoi se nuk duhet bërë panik pasi prej tetë vitesh po ballafaqohen me agresionin rusë dhe se e dinë se çfarë duhet bërë çfarë jo.