Pushuesi nga Kosova rrezikon të mbytet në plazhin e Velipojës

Një person ka rrezikuar të mbytet këtë të marte në plazhin e Velipojës. 53-vjeçari M. Q nga Kosova u shpëtua nga pushuesit e plazhit dhe infermieret e qendrës shëndetësore verore në Velipojë.

Infermierja Vjollca Voci, teksa flet për këtë rast, tregon se sezoni turistik ka qenë shumë i ngarkuar, me 140 vizita në ditë, ndërkohë në total nga data 15 qershor dhe deri tani janë kryer 6300 vizita pranë kësaj qendre…

Vetëm 1 person ka humbur jetën në plazhin e Velipojës këtë sezon turistik, ndërsa janë shpëtuar 30 persona nga mbytja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sezoni turistik në plazhin e Velipojës mbyllet me 15 shtator.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?