Puthi ish-bashkëshorten pa lejën e saj, dënohet shqiptari
Tre muaj burg, është vendimi i një gjykata në Itali për shqiptarin i cili puthi ish-bashkëshortën, por pa dëshirën e saj.
Media italiane “La Stampa” shkruan se shqiptari me banim në Cuneo, u akuzua fillimisht për dhunë seksuale dhe prokuroria ka kërkuar për të dy vite burg.
Por avokati mbrojtës i shqiptarit, Thomas Bassino argumentoi se i akuzuar “nuk kishte ndërmend të kryente një akt tillë, dhe të dëmshëm të lirisë seksuale”, sepse në atë periudhë kur ka ndodhur ngjarja gruaja kishte shprehur vendimin për t’u kthyer e për të jetuar me të dhe të kishin një fëmijë, edhe nëpërmjet metodës artificial.” /Ora News/
KOHA JONË SONDAZH

