FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Putin po dobësohet, Rusia po shkërmoqet

Në pamje të parë, veprimet e Rusisë, që nisën me aneksimin e Krimesë në vitin 2014, sinjalizuan ringritjen e një fuqie në sistemin gjeo-politik ndërkombëtar.

Rritja e shpenzimeve ushtarake, prania në Lindjen e Mesme dhe avancimi i diplomacisë përtej parashikimeve shërbyen për t’i treguar botës influencën e Rusisë në arenën botërore.

Megjitatë, prapa aktivitetit ushtarak të pas-Luftës së Ftohtë dhe shkeljes së ligjeve ndërkombëtare, probleme të shumta kanë pllakosur Rusinë, duke u kthyer në një plagë për avancimin e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Problemet demografike kanë goditur ndjeshëm vendin që pas Luftës së Dytë Botërore, ndërsa luhatja e çmimeve dhe sanksionet ndërkombëtare kanë tkurrur ekonominë dhe trendin e shpenzimeve ushtarake.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përballë këtij realiteti të hidhur, iluzioni i rebelimit të Rusisë kundrejt Perëndimit mund të konsiderohet real deri këtu, shkruan “NewsWeek” në edicionin e saj online.

Gjithashtu, rritja e pranisë së NATO-s në vendet baltike për t’i mbrojtur ato nga Rusia ishte një përgjigje proporcionale ndaj epërsisë së Moskës.

Rusia nuk përbën për Europën një kërcënim ekzistencial më të lartë seç përbënte dikur Bashkimi Sovjetik dhe rrjedhimisht nuk duhet të trajtohet si e tillë, vijon analiza.

Koha gjithashtu nuk është në anën e presidentit Vladimir Putin dhe atij s’i mbetet gjë tjetër veçse të injorojë problemet social-ekonomike që kanë përfshirë shoqërinë ruse.

Ndërtimi i nëndetëseve dhe armëve bërthamore nuk do ta rinovojnë ekonominë ruse dhe mund të çojnë drejt rrënimit atë progres që ishte bërë në afirmimin e pranisë së Rusisë në arenën botërore./TCH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?