Putin thërret takim urgjent Këshillin e Sigurisë: Atentat terrorist

Presidenti Rusisë, Vladimir Putin ka thirrur me urgjencë një takim të sigurisë së lartë pas lajmit të vrasjes së ambasadorit Rus në Turqi, Sergei Karlov, gjatë zhvillimit të një ekspozite.

Siç mësohet, Putin në takim  ka thirrur Këshillin e Lartë të sigurisë si dhe Ministrin e Punëve të Jashtme…

Ambasadori rus në Turqi Sergei Karlov është qëlluar për vdekje me armë zjarri në një atentat në Ankara nga nja terrorist islamik, i cili duket se është “hakmarrë për luftën në Alepo”. “Ne vdesim në Alepo, ti vdes këtu”. Eshtë kjo fraza që atentatori ka ulëritur para se të qëllojë pas krahëve ambasadorin rus.

SHKARKO APP