Putini viziton Azerbajxhanin për bisedime me Aliyev
Presidenti rus Vladimir Putin do të vizitojë sot Azerbajxhanin, pavarësisht inkursionit të vazhdueshëm të Ukrainës në rajonin jugor rus, Kursk.
Vizita dyditore pritet të përfshijë bisedime për partneritetin strategjik mes dy vendeve – gjatë një takimi me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.
Kremlini tha përpara udhëtimit se të dy liderët kanë planifikuar të nënshkruajnë disa marrëveshje për zgjerimin e bashkëpunimit.
Putini pritet të komentojë mbi negociatat e paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.
Azerbajxhani, një republikë e pasur me naftë në Detin Kaspik, është një furnizues i rëndësishëm i energjisë për Bashkimin Evropian. //a.i/