Pyetja e Shqiptarit për fizikantin Stephen Hawking, dhe përgjigja e tij

Të rralla janë rastet ose pothuajse e pamundur, janë takimet me kozmologun dhe fizikantin e njohur britanik Stephen Hawking. Fatlumi që ka arritur madje ta pyesë, është një Shqiptar. Kjo pasi, Hawking e ka përzgjedhur pyetjen e tij, mes 6 pyetjeve të cilave ai u përgjigj gjatë një leksioni të mbajtur në Londër në “Imperial College”.

Studenti shqiptar i cili punon si inxhinier në Londër Elson Bajrakurtaj, ka postuar në rrjetin social “Facebook” pyetjen që i bëri shkencëtarit.

Pyetja e inxhinierit shqiptar ishte: “A mendoni që inteligjenca artificiale një ditë do të sundojë botën?”

Ndërsa përgjigja e Hawking është se: “Kompjuterët e dyfishojnë kapacitetin dhe shpejtësinë e tyre një herë në dy vjet mesatarisht, ndërsa qeniet njerëzore evoluojnë brenda mijëra vjetësh. Në këtë prizëm, mendoj se pas 100 vjetësh, inteligjenca artificiale do ta tejkalojë atë njerëzore. Dhe kur të vijë ajo ditë, unë shpresoj që ata të kenë të njëjtat qëllime me njerëzit”.

SHKARKO APP