Qamil Zela kishte tentuar edhe dy herë vetëvrsasjen. Në paraburgim flinin 30 veta në një dhomë

Vetëvrasja e Qamil Zelës, 52-vjeçarit nga Lushnja të arrestuar për vjedhje të energjisë elektrike ishte e paralajmëruar.

Edhe dy herë të tjera ai kishte tentuar t’i jepte fund jetës, siç pohon për gazetën “Panorama”, djali i tij Besmir Zela.

“Babai ka tentuar edhe dy herë që të vriste veten në burg gjatë këtyre dy muajve që ishte aty.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kishte kaluar në depresion që kur u arrestua dhe këtë e dinin të gjithë  në burg.

Swiss Digital Mobile Reklama

E mori vesh gjithë Lushnja, jo më punonjësit e Rrogozhinës.

Edhe drejtori ishte në dijeni.

Ka ndërruar tri dhoma.

Në dhomën e dytë që ka qëndruar me 30 persona në një dhomë dhe flinte në çimento”, shprehet ai.

Qamil Zela u arrestua se kishte lidhur me sahatin e shtëpisë, edhe linjat që furnizonin dy bizneset e tij, një sallë lojrash interneti dhe një fast food.

Djali i tij thotë se pas arrestimit të babait, kishte kërkuar të pajisej me sahate për dy bizneset, por nga OSHHE e Lushnjës i thanë të priste, pasi për momentin nuk kishte sahate.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?