Qarku i Tiranës/ Qefalia: PS fiton bindshëm me Veliajn, në Kamëz dhe Kavajë. Suprizë edhe Shkodra

Deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia shprehet optimist për fitoren në të gjithë Tiranën. Ai deklaroi se pjesa e fushatës për Partinë Socialiste ka qenë një pjesë e ballafaquar me çfarë është arritur dhe avancimin për ndërhyrje të tjera po aq të rëndësishme sa ato që janë realizuar në katër vjeçarin e parë. Sipas tij, në të gjitha qytetet që ka drejtuar mazhoranca ka bërë një punë të mirë. Qefalia tha edhe se vendosja e këshillit bashkiak ka rëndësinë e tij në këto zgjedhje do të ketë shumë kolore në këshillat bashkiakë që do i shërbejnë qytetarëve.

“Tiranën duan të drejtojnë të gjithë, por ndryshimin e fytyrës së Tiranës e ka bërë ky që është sot. Në sajë të investimeve që janë bërë në zona të Tiranës, edhe jashtë Tiranës. Komunat nuk mund të bënin një rrugë. Është meritë e kësaj mazhorance. Të mos i konsiderojmë që janë bërë 40 shkolla në Tiranë? Mesazhi i patronazhistëve dhe aktivistëve tanë dhe kontakti që kemi me qytetarët është që vota për kandidatët të shkojë në sinkron dhe me këshillat, numri 4 dhe numri 2. Kam bindjen se do kemi shumicën edhe në këshillin bashkiak. PS, sidomos nga këshilli bashkiak i Tiranës ka treguar se ka gjeneruar figura të reja dhe nesër janë potencial për të qenë në listën e deputetëve.

Sjellin dinamizëm, vijnë nga perëndimi. Më gjej një individ që është si Meta apo Berisha? Subjekti politik më i besueshëm është Partia Socialiste, dhe duke votuar PS ne çojmë punët përpara. Ndërsa ata nuk shkojnë dot as në Rinas. Veliaj do të jetë shumë më shumë se 51%. Qytetarët do të votojnë kandidaturën e Erion Veliajt dhe kjo nuk ka më asnjë dyshim, për të çuar punët përpara.

Edhe Kamza do fitohet nga PS, siç do fitohet Shkodra dhe Kavaja, se në Kavajë janë bërë punë të jashtëzakonshme. Sondazhet na tregojnë se në Kavajë do jetë një fitore e jashtëzakonshme. Kamza ka ndryshuar dhe i është bashkëngjitur Tiranës. Me Partinë Socialiste vjen ndryshimi. Ju e dyshoni se do fitojmë 5 me 0 në Tiranë? Ne do fitojmë dhe Shkodrën.

Duhet ta fitojmë se është një nga qytetet më të mëdha të Shqipërisë dhe djepi i demokracisë dhe se investimet janë zero dhe është po ajo Shkodra e vjetër dhe e lodhur. Në momentin që do merret drejtimi i Shkodrës, do të shikoni se edhe kandidati që kemi caktuar mbart vlera intelektuale. Benet Beci ka treguar se në të gjitha detyrat që ka pasur, ka treguar se aty ku ka punuar ka vizion bashkëkohor. Zoti Veliaj ka të gjithë suportin e kryetarit të PS, se fakti që është caktuar për mandatin e tretë tregon që e ka mbështetjen”,-tha në “MCN TV”.

SHKARKO APP