Qarku më pak i prekur nga Covid-19 është Dibra
Dibra është qarku më pak i prekur nga pandemia e Covid-19. Në 24 orët e fundi ky qark ka regjistruar vetëm një të infektuar, ndërsa në total që prej fillimit të pandemisë janë prekur nga virusi 2505 persona, prej të cilëve 2354 janë shëruar dhe janë aktivë 102 persona.
Pas Tiranës, Fieri është qarku me numrin më të lartë të të infektuarve në total, të të infektuarve aktivë dhe rasteve të reja në 24 orë. Në total, në Fier janë infektuar 11 480 persona, por vetëm 959 prej tyre janë aktivë me Covid, ndërsa të tjerët janë shëruar.
Durrësi dhe Vlora po ashtu janë qarqe që kanë shënuar raste të mëdha të të infektuarve me Covid-19. Në Durrës numërohen 272 të infektuar aktivë, ndërsa në total janë prekur prej koronavirusit janë mbi 10 mijë e 200 persona. Në Vlorë janë 259 të infektuar aktivë, ndërsa totali i atyre që janë prekur nga Covid-19 ka shkuar në mbi 9 mijë persona.