Qarkullonte me armë zjarri, pranga 41-vjeçarit

Një 41-vjeçar i cili qarkullonte me armë zjarri me vete është vënë në pranga nga policia.

Policia identifikoi dhe lokalizoi 41-vjeçarin,, të cilit gjatë kontrollit fizik , Policia i gjeti me vete një armë zjarri pistoletë, me një krehër me fishekë.

Më pas, operacioni ka vijuar në banesën e tij, ku gjatë kontrollit Policia gjeti edhe një tjetër armë zjarri kallashnikov, me një krehër me 30 fishekë luftarakë.

Njoftimi

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ekol”.

Qarkullonte me armë zjarri me vete, por falë bashkëpunimit të Policisë me qytetarët, identifikohet dhe vihet në pranga 41-vjeçari.

Gjatë operacionit, 41-vjeçarit iu gjet në banesë edhe një armë zjarri kallashnikov, me një krehër me 30 fishekë luftarakë.

Në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, efektivët e Policisë të Komisariatit Nr. 5 Kamëz, si rezultat i bashkëpunimit me komunitetin, falë informacioneve të marra se në qytetin e Kamzës po levizte me armë zjarri pistoletë një shtetas, kanë organizuar punën për identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.

Si rezultat i reagimit të shpejtë, në vendin e quajtur “Frutikulturë”, në rrugën “Pandeli Sotiri”, Policia identifikoi dhe lokalizoi personin e dyshuar, të cilit gjatë kontrollit fizik , Policia i gjeti me vete një armë zjarri pistoletë, me një krehër me fishekë.

Më pas, operacioni ka vijuar në banesën e tij, ku gjatë kontrollit Policia gjeti edhe një tjetër armë zjarri kallashnikov, me një krehër me 30 fishekë luftarakë.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 41 vjeç, lindur në Laç, Mat dhe banues në zonën e quajtur “Frutikulturë”, i dënuar me parë.

Armët dhe municionet e sipërpërmendura u sekuestruan në cilesinë e provës materiale dhe u dërguan në laboratorin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

SHKARKO APP