“Qatar Charity”, Isa Sakja nderohet me “Dekoratën e Nderit”

Kryebashkiaku i Kavajës, Isa Sakja, i pranishëm në ceremoninë e organizuar nga “Qatar Charity”, u vlerësua me “Dekoratën e Nderit” me motivimin e një bashkëpunimi frytdhënës, me karakter social dhe jo vetëm, midis “Qatar Charity” dhe Bashkisë Kavajë.

Ndërsa disa ditë më parë, më shumë se 35 familje në nevojë të Kavajës, morën ndihma të ndryshme materiale, përfshirë këtu edhe pajisje elektroshtëpiake. Ndihmat u mundësuan nga Fondacioni ”Qatar Charity”, në bashkëpunim me Bashkinë e Kavajës.

Bashkia e Kavajës dhe Fondacioni ”Qatar Charity”, do të implementojnë edhe një projekt tjetër me karakter social dhe edukativ me institucionet e arsimit parashkollor, që konsiston në pajisjen e tyre me soba për ngrohje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?