Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 11:11 Manchester United shkarkon Michael Carrick, largimi zyrtar është çështje orësh Michael Carrick nuk do të jetë më trajner i Manchester United. Sipas raportimeve të mediave angleze, aventura e tij në krye të “Djajve të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

”Që kur poshtërimi i vajzave dhe grave është revolucion”, deputetja Mila: Kritika nuk është leje për dhunë, përndjekje apo kërcënim

Aktualitet E martë, 8 Shtator 2026 21:18
”Që kur poshtërimi i vajzave dhe grave është revolucion”, deputetja Mila: Kritika nuk është leje për dhunë, përndjekje apo kërcënim
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deputetja e PS-së, Sara Mila, ka reaguar pas incidenteve të shënuara në ditën e parë të sesionit të ri Parlamentar këtë të martë, duke dënuar dhunën dhe poshtërimin ndaj grave në politikë. ”Sot, dy gra të PS-së u dhunuan. Po, u dhunuan”, shkruan Mila, duke theksuar se fakti që dhuna erdhi nga gra të tjera nuk e bën atë më pak të rëndë. Ajo kritikon sulmet dhe fyerjet e përdorura për klikime, ndërsa ngre shqetësimin për mesazhin që këto raste përcjellin te vajzat që duan të angazhohen në politikë. ”Kritika, protesta dhe satira kanë vendin e tyre në një shoqëri të lirë. Por asnjëra nuk është leje për dhunë, përndjekje apo kërcënim”, shprehet deputetja.

Postimi i plotë

QË KUR POSHTËRIMI I VAJZAVE DHE GRAVE ËSHTË REVOLUCION?

Dita e parë e këtij sesioni parlamentar duhej të ishte një ditë e mbarë, veçanërisht sepse një grua mori detyrën e nënkryetares së Kuvendit. Por është e vështirë të gëzohesh për një grua brenda kësaj salle, kur jashtë dyerve të saj gra të tjera bëhen shënjestër dhune e poshtërimi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Prej muajsh, vajzat dhe gratë deputete të PS-së trajtohen si mish për top në garën e çmendur për klikime, ku fyerja shitet si humor dhe poshtërimi si guxim. Në këtë garë të memexhinjve harrohet, ose zgjidhet të harrohet, se përtej ekranit është një grua, një nënë, një motër, një vajzë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sot, dy gra të PS-së u dhunuan. Po, u dhunuan. Dhe fakti që kjo dhunë erdhi nga vajza e gra të tjera nuk e bën më pak të rëndë. Të veshësh petkun e revolucionares nuk të jep të drejtën të dhunosh një grua tjetër. Realiteti nuk është një hapësirë virtuale ku mund të bësh gjithçka për t’u bërë virale, pa menduar për njeriun që ke përballë dhe për pasojat që lë pas.

Mund t'ju interesojë

Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum

Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum

Para 12 minutash
Turizmi apo dhomat e mafias plot me para kanë bërë që euro të humbë 35% të vlerës prej vitit 2016?!

Turizmi apo dhomat e mafias plot me para kanë bërë që euro të humbë 35% të vlerës prej ...

Para 1 ore
Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%, kaos dhe paqartësi në supermarkete

Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%, kaos dhe paqartësi në supermarkete

Para 1 ore

Ju e dini baltën me të cilën unë dhe familja ime përballemi çdo ditë. Tashmë më është regjur lëkura. Kam mësuar të vazhdoj punën, të mos ndalem e të mos e lejoj atë baltë të më përcaktojë. Por fakti që kam mësuar ta përballoj nuk do të thotë se duhet ta pranoj si normale. Nuk është normale. Dhe nuk duhet të bëhet kurrë kusht për të qenë grua në politikë.

Shpesh mendja më shkon tek ato vajza e gra që na shohin. Tek një vajzë që mendon të angazhohet, të thotë mendimin e saj, të marrë përgjegjësi për komunitetin ku jeton. Çfarë mendon ajo kur sheh një parlamentare të përndiqet, të shahet e të poshtërohet publikisht? A mendon se nesër mund të jetë radha e saj? A fillon të bindet se është më mirë të heshtë, të mos përfshihet, të mos ekspozohet?

Të jesh deputete do të thotë të japësh llogari për punën, votën dhe qëndrimet e tua. Kritika, protesta dhe satira kanë vendin e tyre në një shoqëri të lirë. Por asnjëra nuk është leje për dhunë, përndjekje apo kërcënim.

View this post on Instagram

A post shared by Sara Mila (@saramilaa)

Etiketat e lidhura

Sara Mila
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Manchester United shkarkon Michael Carrick, largimi zyrtar është çështje orësh
Para 3 minutash

Manchester United shkarkon Michael Carrick, largimi zyrtar është çështje orësh

Apeli i GJKKO e dënoi me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefi i operacionales nuk gjendet në banesë
Para 6 minutash

Apeli i GJKKO e dënoi me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefi i operacionales nuk gjendet në banesë

Alarm për bombë në stacionin Calais-Frethun: prefektura e Pas-de-Calais konfirmon kontrollet, ndërpritet qarkullimi hekurudhor
Para 12 minutash

Alarm për bombë në stacionin Calais-Frethun: prefektura e Pas-de-Calais konfirmon kontrollet, ndërprit...

Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum
Para 12 minutash

Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 14 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 17 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 20 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.