“Që sot në opozitë”/ Bogdani: Ja pse Rama i frikësohet listave të hapura dhe koalicioneve

I ftuar në Ora News, përballë gazetares Matilda Mcini, ish deputeti i PD, Gert Bogdani ka folur mbi procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë nga anëtarësia dhe debatin e ditëve të fundit lidhur me ndryshimet kushtetuese për Kodin Zgjedhor.

I pyetur se kur do të mësohen emrat e kryesuesve të qarqeve, ish deputeti dha këtë përgjigje: “Pasi të ketë përfunduar procesi i përzgjedhjes së kandidatëve nga anëtarësia vjen zgjedhja e kryesuesve të qarqeve. Brenda fillimit të tetorit, edhe ju, edhe publiku, edhe baza e Partisë Demokratike, zgjedhësit në përgjithësi do të njihen jo vetëm me listën por edhe me drejtuesit e qarqeve. Është pjesë e një procesi të tërë dhe ajo është hallka e fundit”.

Matilda MciniGerti Bogdani ku do të jetë?

Gert Bogdani – “Atë e vendos anëtarësia, por duke qenë se unë e kam patur të gjithë jetën politike në Tiranë, në parlament apo në pushtetin lokal, pavarësisht se si kryetar I FRPD jam marrë me gjithë Shqipërinë, emir im është propozuar në grupseksionet dhe degët e PD së Tiranës”.

Matilda Mcini: Pra do të jeni sërish në Tiranë…

Gerti Bogdani – “Varet nëse anëtarësia e PD nuk do të shënojë emrin me vizë. Anëtarësia do të tregojë ata që nuk do ti ketë në parlament, prandaj është pak i çuditshëm dhe interesant si proces”.

Anëtarësia e PD ka vendimmarrje të pavarur, nuk ka interferencë nga kryetari?

“Nuk ka si të interferojë. Edhe sikur të dojë anëtarësia është aq e madhe sa nuk interferon dot. Pa dyshim që ka preferenca lokale, ka lobingje lokale, diskutime lokale që mund të interferojnë”

Teksa mazhoranca pretendon se sistemi zgjedhor i zgjedhur prej tyre është huazuar nga Kroacia apo Austria, Bogdani u shpreh se, kryeministri Edi Rama i frikësohet listave 100% të hapura dhe koalicioneve parazgjedhore pasi që sot është në opozitë.

Gert Bogdani – “Këto janë demokraci shumë të konsoliduara që realisht e kanë hapjen e listave. Kjo që Partia Socialiste sot ofron nuk është listë e hapur, edhe një here, është listë e mbyllur e kamufluar si listë e hapur. Dhe zoti Rama I frikësohet edhe listave të hapura, edhe koalicioneve. I frikësohet listave të hapura se duke qenë që oferta e tij është shterpë. Pasi I kërkoi tepsinë dhe timonin para 4 vitesh tani nuk ka çfarë tu ofrojë qytetarëve shqiptarë. Nga drejtor dogane do e bëjë deputet, nga nga deputet do e çojë drejtor dogane.

Pra do bëjë rrokada të tilla sepse nuk ka më alternative. Prandaj I frikësohet listave të hapura se nuk e ka alternativën. Së dyti, me lista të hapura I jep mundësinë opozitës të garojë me çdo potencial të mundshëm në garën e ardhshme. Nëse lista është 100% e hapur PD futet në garë me 140 kandidatë, të cilët do e kenë shansin të futen në parlament. Dhe kësaj I frikësohet zoti Rama. Dhe e dyta, më e rëndësishmja, i frikësohet koalicioneve parazgjedhore sepse me aritmetikë të thjeshtë, sot, nëse merret rezultati I 2017-ës, relativisht I thellë në favor të zotit Rama, nëse merret rezultati I 2013-ës, zoti Rama është që sot në opozitë”.

SHKARKO APP