Qëllohen dy këshirinjtë me armë në Kamëz, policia identifikon autorin

Dy të rinj teksa ishin ulur në një lokal në zonën e Bathores në  Tiranë, janë qëlluar me pistoletë për arsye ende të panjohura dhe kanë mbetur të plagosur. Të plagosurit ishin kushërinj me njëri-tjetrin.

Ata janë identifikuar si Vladimir dhe Sajmir Kalaveri, përkatësisht 25 dhe 27 vjeç. Pas plagosjes, kushërinjtë  janë transportuar me urgjencë në në spital për të marrë ndihmën e parë, ndërsa forca të shumta policia shkuan në vendngjarje. Mësohet se autori i identifikuar si Elson Daci  ka qëlluar në drejtim të dy djemve pas një konflikti me ta.

Pas ngjarjes, ai është larguar në drejtim të paditur. Ende nuk dihet se si ka nisur konflikti mes tyre, por që përfundoi me dy të  plagosur rëndë të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Traumës në  Tiranë. Policia shoqëroi rreth 10 persona për të dhënë dëshmi mbi ngjarjen e rëndë. 

SHKARKO APP