Qëllohet me armë 29-vjeçari në Tiranë, ndërron jetë në spital

Një 29-vjeçar ka mbetur i vrarë pas konfliktit të ndodhur pak minuta pas mesnate në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë.

Policia njofton se i riu Jurgen Duka (Meziri), është konfliktuar me një person ende të paidentifikuar, ku ky i fundit e ka qëlluar me armë zjarri.

Viktima rreth 29 vjeç nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në Spitalin Universitar të Traumës.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit ku ka marrë në pyetje shokun e viktimës dhe persona të tjerë në vendngjarje, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e konfliktit të ndodhur mes tyre.

SHKARKO APP