Qëllohet me armë një 50- vjeçar në Kamëz, humb jetën në spital

Një sherr banal dhe më pas përdorimi i armës i ka marrë jetën sot në mëngjes, në Kamëz, një 50-vjeçari. Pas një grindjeje të çastit, 50-vjeçari është qëlluar me armë tip pistoletë dhe mbeti fillimisht i plagosur, por më pas ai ka humbur jetën në spital. Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “Ibrahim Rugova” dhe autori, në bazë të dëshmitarëve në vengjarje, është një 30-vjeçar. Forca të shumta police kanë shkuar në vendngjarje për të zbuluar rrethanat e vrasjes dhe kapjen e autorit të këtij krimi.

SHKARKO APP