Qëllohet me armë zjarri lokali në Lezhë, nuk dihen shkaqet
Një lokal është qëlluar me armë zjarri mëngjesin e sotëm në në fshatin Pllanë të Lezhës.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lokalin me pronësi të shtetasit Gjovalin Prendi. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar nga të shtënat me armë zjarri.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur sulmin, ndërsa ende nuk dihen shkaqet.
Lezhë/ Informacion paraprak
Më datë 26.12.2020, rreth orës 06:30, në fshatin Pllanë, Lezhë në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit Gj.P. Nga verifikimet paraprake të bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar. Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes Janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor dhe vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë të DVP Lezhë.