Qëllohet me thikë një 19-vjeçar në Durrës
Një 19-vjeçar është plagosur me thikë paraditen e sotme në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, në lagjen nr.7, ndërsa dyshohet se pas një konflikti të çastit është goditur me thikë shtetasi E. H., 19 vjeç.
Policia bën me dije se autori i ngjarjes dyshohet se është shtetasi S. K., i cili është arrestuar në banesën e tij.
Fatmirësisht 19-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po vijon e hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 27.01.2021, rreth orës 10:00, në lagjen nr. 7, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi E. H., 19 vjeç, i cili është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Autori i ngjarjes dyshohet se është shtetasi S. K., të cilin shërbimet e Policisë e kapën në banesën e tij dhe po e shoqërojnë në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.