Qëlloi me armë në ajër, arrestohet i riu i shpallur në kërkim në Vlorë

Një 27-vjeçar është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim për “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A. H., 27 vjeç, banues në Vlorë, për të cilit Gjykata e Shkallës së parë Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. I riu ishte shpallur në kërkim, pasi në datën 11 dhjetor të 2020-ës ka qëlluar me armë zjarri në ajër, pranë lokalit të një shtetasi.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?